I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka promovuar një punë të suksesshme që është bërë në kuadër të shëndetësisë në kryeqytet. Ai ka bërë të ditur se në vazhdën e investimeve që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore në këtë segment, është duke u kryer edhe renovimi në Qendrën e Mjekësisë Urgjente.
E gjitha kjo siç ka shkruar Ahmeti në Facebook do të ndihmoj që shërbimet ndaj qytetarëve të avancohen duke e mbajtur kohën e intervenimit në raste urgjente nën mesataren e 6 minutave.
Investimi i vazhdueshëm në ngritje të kapaciteteve dhe infrastrukturë siguron përmirësim të cilësisë së shërbimeve të shëndetit parësor në Kryeqytet.
Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente janë renovuar e inventarizuar tërësisht të gjitha hapësirat e objektit, hapësirat e parkimit dhe oborrin me hapësirat e gjelbërimit rreth objektit.
Krejt kjo ndihmon që shërbimet ndaj qytetarëve të avancohen vazhdimisht duke e mbajtur kohën e intervenimit në raste urgjente nën mesataren e 6 minutave.