Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se kanë marrë premtime se problemet me rrymën në Prishtinë do rregullohen brenda dy orësh.
Ahmeti shkruan se prioritet është kthimi i rrymës, dhe se pas përfundimit të krizës do kuptohen detajet dhe do mirren masa që situtata të tilla mos të ndodhin më.
Ky është postimi i tij i plotë:
Edhe njëherë kabllot e KOSTT që furnizojnë trafot e KEDS janë djegur. Këto janë asete të KOSTT. Shpesh këto po shkaktojnë drejtime gishtash te njëri tjetri. Sot disa herë na lajmëruan që KEDS po asiston KOSTT për ti rregulluar. Në bisedën e fundit – premtuan se rregullohet brenda dy orësh.Ky status është informues. Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë. KOSTT është kompani Publike e nivelit qendror dhe ka përgjegjësinë e përçimit të rrymës prej KEK deri tr KEDS, pra tensionin e lartë. KEDS është kompani private dhe blen rrymë nga KEK dhe importues, dhe pastaj e paguan KOSTT për kalimin e rrymës nëpër rrjetin e tyre deri te trafo. Pastaj na e sjell në shtëpitë tona dhe na e shet. Meqenëse nuk i lajmërohen të gjithë qytetarëve, po mundohemi të ju mbajme të informuar.Tash është prioritet kthimi rrymës. Presioni im nuk i shpejton inxhinierët. Pas përfundimit të kësaj krize, do të kuptojmë në detaje prishjen dhe do marrim masa që të sigurohemi se situata të tilla nuk ndodhin më.