×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti përsëri argumenton kundër masave të Hotit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës nuk po ndalet së kundërshtuari masat e reja anti-Covid të prezantuara sot nga Kryeministri Avdullah Hoti, raporton Express

    Ahmeti ka shkruar në Facebook se Qeveria nuk po përdor kriteret e duhura për futjen në zonë të kuqe të komunave.

    “Në qoftë se një numër tepër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, si ndihmon ora policore prej orës 19:00? Sipas kritereve të qeverisë, në qoftë se Komuna i ndërpren testimet dhe ndalon laboratoret private në Prishtinë, atëherë për pesë ditë do të jemi në zonën e gjelbër sepse nuk do të kemi raste pozitive”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

    Ahmeti thotë se rastet pozitive si përqindje janë të njëjta në krejt Kosovën.

    “Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 – 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë. Rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njëjta në krejt Kosovën. Ky është kriteri që duhet të përdoret”, ka shkruar Ahmeti.

    Kryeministri Avdullah Hoti sot ka prezantuar masat e reja anti-Covid të cilat pritet të miratohen nga Qeveria.

    Në komunat me rrezik të lartë, apo në zonë të kuqe Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.

    “Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka deklaruar Hoti.

    Hoti tha se masat do të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.

    “Kjo është zgjidhja më e mirë që kemi mundur të bëjmë, duke pasur parasysh interesat që ka ekonomia, por duke vendosur në rend të parë shëndetin publik. Masat do t’i dërgojmë për votim menjëherë pas kësaj konference. Masat hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00, kur fillon mbyllja e komunave në zonë të kuqe. Gjatë ditës kemi lejuar aktivitetin ekonomik me masa strikte”, ka deklaruar Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Lajme02 Janar 2025
    Sot rreth orës 16:35 policia në Prizren ka marrë informatë se në emergjencën e Spitalit Rajonal është duke u trajtuar viktima 44-vjeçar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...
    Lajme02 Janar 2025
    Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.