Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se komuna që drejton ka vazhduar me pagesat për të prekurit nga COVID, grantet për biznese dhe ndihmat bujqësore.
Ahmeti ka thënë se mosekzekutimi i pagesave ka të bëjë me mbylljen e Thesarit të Shtetit i cili është mbyllur që nga dhjetori dhe nuk është hapur ende.
“Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilen pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit”, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160714496157166