Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kundërshtuar përsëri masat e reja Anti Covid që ka prezantuar dje Qeveria e Kosovës.
Ahmeti në Facebook ka thënë se gjysma e lagjes Nic është në Gracanicë e gjysma në Prishtinë.
Kjo i bie që njëra shtëpi ka orë policiore, derisa, komshiu i parë mundet me dalë lirisht.
“Ka edhe ma absurde. Gjysa e Lagjes Nic është në Graçanicë e gjysa në Prishtina. Njana shpi ka orë policore, e kojshia i parë mundet me dal”, tha ai.
Kreu i kryeqytetit dje ka thënë se është absurde pse kush jeton në lagjen Marigona mundet me dalë pasi nuk është në zonën e kuqe.
“Kush jeton në Lagjen Marigona është në zonën e gjelbër e mundet me dal, e kush jeton në Qëndresa është në zonën e kuqe e ka orë policore”, tha ai.