×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti deklarohet pas incidentit: Egzoni vinte e qante në zyrën time

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës me asamblistin e VV-së, Egzon Azemi, ka thënë se atij vetëm i ka treguar se si vjen fshehtas e qan për t’i futur në punë familjarët e tij.

    “Janë provokime të vazhdueshme që Egzoni i bën gjithherë, me idenë që shkakton ndonjë reagim që më vonë të viktimizohet. Edhe sot tentoi, iu afrova dhe me buzëqeshje i thashë në rregull. Se e njohim na Egzonin më herët, vijke me kajt qetu për një familjar. Ai me 100 probleme i ka pasë, se s’po du me impliku njerin pa kurgjo. Ai është punëtor i Prishtina Parking. I tregojsha që publikisht sillet si kapadai që shan e mundohet me ofendu e fshehtas vjen te zyra me kajt për sene të cilat janë kërkesa personale për familjen e vet”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

    Kurse asambleisti i VV-së, Egzon Azemi, ka thënë se do ta padisë kryetarin Ahmeti për shpifje.
    “Me një sjellje prej gangsteri e jo kryetari të komunës, e tregoi dhe e shpërfaqi veten kur erdhi te ulësja ime dhe më akuzoi dhe ironizoi se unë paskam qenë gati të qaj për një qytetar që e ka larguar prej punës, e që ka akuzuar se është familjar i imi e që nuk është aspak e vërtetë. Për prononcime publike dhe një shpifje e tillë nuk do të tolerohet dhe nga sot do të ngre kallëzim penal për kryetarin Shpend Ahmeti. Nysret Azemi nuk ka lidhje me mua dhe ka mbiemrin si timin, por nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, ai është nga Gostivari, unë jam me prejardhje nga fshati Turiqicë. Ai është edhe veteran i UÇK-së”, ka thënë ai.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe...
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit. Rreth orës 22:45,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosova për të kërkuar mundësi dhe kushte më të mira pune në vende të tjera po krijon një...
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës në rajonet e tyre kufitare, me zyrtarët ukrainas që thanë se dy...
    Lajme08 Shtator 2024
    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet janë përfshirë në një rrahje. Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër...
    Lajme08 Shtator 2024
    Nutricionistja, Albulena Ilazi ka treguar për efektin negativ të përdorimit të çajrave dhe sumplimenteve mjekësore për dopësim. Ilazi tha se sipas saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.