Kryetai i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se janë duke vazhduar punimet në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Prishtinë.
Ahmeti në një postim në Facebook ka bërë të ditur se punimet në “Blloku i Vjetër” kanë përfunduar sipas planifikimeve.Postimi i plotë:
Po vazhdojnë punimet në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në pjesën e vjetër të qytetit.Punimet në rrjetin e kanalizimit fekal e atmosferik, rregullimi i parkingjeve si dhe asfaltimi i rrugëve në kompleksin banesor “Blloku i Vjetër” kanë përfunduar sipas planifikimeve dhe projektit të hartuar.#prishtina?