Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë publike listen e ndihmave për qytetarët gjatë kohës së pandemisë, raporton Front Online.
Kjo kërkesë e tij po diskutohej tash e disa ditë për t’i ndihmuar dhe për të ia mbuluar sadopak shpenzimet e personave të cilët janë të infektuar me virusin SARS-CoV2.
Postimi i plotë:
– 12000 telefonata të infektuarve
– mbi 10000 pako ushqimore e higjienike
– lirim nga pagesa për HoReCa pëe 1 vit
– lirim të qerasë – shtyerje të pagesave për leje
– lirim nga pagesat për çerdhe
– 300 teste në dite për Covid
– 50 euro për shpenzime sjëndetësore për çdo të infektuar, 100 për pensionistë
– 5 milion euro grante për biznese me qarkullim deri në 50,000 euro – subvencione për artistë e sportistë
Deri në fund të vitit do të vazhdojmë edhe me grupe tjera. Çdo gjë që kemi në lehtësim të situatës për Prishtinasit. Falemnderit krejt partive dhe asambleistëve të pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës!