Nëse keni nevojë për energji shtesë për të kryer aktivitete të përditshme dhe dëshironi të mbani shëndetin tuaj në një nivel të lartë, atëherë keni nevojë për këtë pije: Një gotë me ujë të ngrohtë me lëng limoni. Një pije që përbëhet nga vetëm dy përbërës – ujë dhe limon, mund të ndihmojë në një mënyrë tepër efektive trupin tuaj të luftojë vështirësi të ndryshme dhe t’ju ndihmojë të zotëroni aktivitetet e përditshme, transmeton FrontOnline. Ju duhet të konsumoni vetëm një gotë nga kjo pije çdo mëngjes para se të pini ose të hani ndonjë gjë tjetër. Uji i ngrohtë dhe një lugë çaji me lëng limoni të shtrydhur do të bëjnë mrekulli për ju. Kjo pije do të pastrojë trupin tuaj – duke filluar nga mëlçia, do të stimulojë traktin tretës, do të përmirësojë punën e florës së zorrëve dhe falë antioksiduesve që gjenden në limon, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave – fytyra juaj do të shkëlqejë.
Ndihmon në humbjen e peshës
Nëse jeni në dietë ose keni nevojë të humbni peshë – kjo pije mund t’ju ndihmojë për këtë. Përveç ndihmës për largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi dhe përshpejtimin e metabolizmit, fibrat që gjenden te limonët zvogëlojnë oreksin.
Jep energji
Edhe pse shumica e njerëzve që pinë kafe mendojnë se është e vetmja pije që mund të të zgjojë në mëngjes – kjo nuk është e vërtetë. Uji i nxehtë dhe limoni kanë më shumë fuqi për t’u zgjuar sesa një filxhan kafe. Përveç kësaj, aroma e limonit ka një efekt pozitiv në humorin.
Përshpejton shërimin
Falë vitaminës C, e cila gjendet në sasi të mëdha në limon, plagët shërohen më shpejt, kockat mbeten më të shëndetshme dhe inflamacioni në trup qetësohet më shpejt. Vitamina C është përbërësi kryesor në terapinë kundër stresit dhe dëmtimeve fizike. Kjo është arsyeja pse një gotë ujë me limon çdo mëngjes do të jetë e mjaftueshme për ta bërë trupin tonë të ndihet (çfarë) më mirë.
Freskon frymëmarrjen
Një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni mund t’ju ndihmojë të keni frymë të freskët. Përveç kësaj, limoni lehtëson dhimbjen e dhëmbit, si dhe gingivitin, dhe sipas disa hulumtimeve, lehtëson simptomat e shkaktuara nga periodontiti. Efekti negativ i limonit është se mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Për ta shmangur këtë, mjafton të mos lani dhëmbët menjëherë pasi të keni pirë ujë me limon, ose të paktën të tundni gojën me ujë të pastër më parë./FrontOnline/