Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje në një ceremoni solemne ka pranuar detyrën e të parit të komunës së Podujevës. Në këtë ceremoni solemne Bulliqi ka bërë betimin dhe nënshkrimin e deklaratës për marrjen e detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.
Në mbledhjen e sotme solemne, pjesëmarrës ishin asamblist të komunës së Podujevës
Bulliqi doli i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor, ku në garë ishte me Nexhmi Rudarin nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.