Shpati Zekaj e ka fituar rundin e parë në garën për Çmimin e Madh të Zagrebit në xhudo.
Xhudisti nga Kosova i cili garon në kategorinë deri në 100 kilogramë, e ka nisur mbarë këtë garë, shkruan FrontOnline.
Ai e mposhti me Ippon xhudistin çek, Matej Silvestr.
Në rundin e dytë, Zekaj do të përballet me zviceranin Daniel Elch.
Ndryshe, sot, në këtë kompeticion do të garojë edhe Arbër Kullashi në kategorinë deri në 81 kilogramë./FrontOnline/