Shpati Zekaj është kualifikuar në gjysmëfinale të garës për Çmimin e Madh të Zagrebit në xhudo.
Në kompeticionin që po mbahet në kryeqytetin kroat, xhudisti nga Kosova po kërkon të fitojë medalje, shkruan FrontOnline.
Në çerekfinale, Zekaj fitoi pa luftë pasi kundërshtari i tij, Zsombor Veg ishte i lënduar dhe nuk u paraqit pare.
Në gjysmëfinale, ai do të përballet me xhudistin kroat, Marko Kumriq./FrontOnline/