Shpat Zekaj është kualifikuar në çerekfinalen e garës për Çmimin e Madh të Zagrebit në xhudo.
Xhudisti nga Kosova në rundin e dytë shënoi fitore ndaj zviceranit, Daiel Elch, shkruan FrontOnline.
Në çerekfinale, Zekaj do të përballet me hungarezin Zsombor Veg.
Ndryshe, ai kërkon medalje në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Nga ana tjetër, Arbër Kullashi është eliminuar që në rundin e parë në këtë garë.
Në kategorinë deri në 81 kilogramë, ai u mposhtë nga austriaku Sebastian Dengg./FrontOnline/