Shpallja e nominimeve të ardhshme për Oscar 2025 po vonohet.
Votimi i Akademisë filloi të mërkurën në mëngjes që anëtarët të hedhin votat e tyre, megjithatë, tani raportohet se votimi është shtyrë për shkak të zjarreve në Los Anxhelos.
Sipas një letre drejtuar anëtarëve të Akademisë, duke qenë se shumica e anëtarëve të Akademisë jetojnë në Los Anxhelos me shumë të prekur potencialisht nga zjarret, ata po zgjasin afatin e votimit deri në orën 17:00 të martën, më 14 janar. Kjo është një zgjatje dyditore pasi fillimisht do të mbyllej të dielën
Me këtë, nominimet fillimisht ishin paraparë të shpallen të premten, më 17 janar, por tani do të zhvendosen për të dielën, më 19 janar.
Ngjarjet e tjera të organizuara nga Akademia në ditët në vijim gjithashtu janë anuluar, ndër shumë ngjarje dhe produksione të tjera të Hollivudit.