Është shpallur “Miss Shqipëria 2022”. Vajza që ka rrëmbyer kurorën është Drita Ziri.
“Miss Shqipëria 2022” u mbajt mbrëmjen e të dielës në kalanë madhështore të Porto Palermos në Himarë, ku 27 vajza finaliste garuan mes tyre për të rrëmbyer kurorën.
Edhe edicioni i 24-t i Miss Shqipëria mbajti vulën e producentit Petri Bozo, i cili kishte kuruar gjithçka në detaje.
Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori” ky event ndërthur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë. “Miss Shqipëria” u transmetua live në Klan plus.
Çmimet që u fituan:
Shoqëeruesja e parë, Miss SUPRANATIONAL, Klara Musabelliu
Shoqëruesja e dytë, Miss LOOK OF THE YEAR ALBANIA, Sibora Rustemi
Çmimi i Publikut, Xhireina Dervishi
Miss Eleganca, Natalia Zeqaj
Miss Fotozhenia, Gledis Dobi
Miss Kinema dhe Miss “Stop”, Qëndresa Breçani
Miss MODEL OF THE WORLD, Senada Bashku
Miss Turizmi, Xhesika Sinaj
Miss ECO INTERNATIONAL, Xhireina Dervishi
Miss Press, Livia Tafilaj
Miss Inteligjenca, Kleisa Balliu
Miss Bikini, Alesia Kola
Miss Buzëqeshja, Ester Xhindi
Miss TEEN ECO INTERNATIONAL, Isei Çelo
Miss Miqësia, Florida Musabelli