×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore pas shirave

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    (Radio Evropa e Lirë) – Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Bosnje e Hercegovinës të shtunën, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Si pasojë e reshjeve të shiut për disa ditë radhazi këtë javë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë dolën nga shtrati.

    Në komunën e Kostajnicës, në perëndim të vendit, niveli i ujit të lumit Una i kaloi 450 centimetra.

    Gjendje e jashtëzakonshme u shpallë si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga përmbytjet edhe në Prijedor, raporton Radio Televizioni i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

    Administrata e qytetit njoftoi të shtunën se rreth 350 ndërtesa, banimi dhe ndihmëse, u prekën nga përmbytjet gjatë natës.

    Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Laktash, Gradishka dhe Çelinaq për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Niveli i ujit të lumit Ukrina në Derventa aktualisht është në rënie të lehtë. Masat emergjente të mbrojtjes nga përmbytjet janë ende në fuqi në qytet.

    Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.

    Mësimet janë pezulluar në shumicën e shkollave në atë pjesë vendit.

    Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut më 4 tetor.

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se rasti i njohur në publik si “Albkings” është trajtuar me prioritetin dhe seriozitetin më të madh nga ana...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim me to në lidhje me formimin e...
    Lajme02 Prill 2025
    Në “Ditën e Gënjeshtrave”, në Kosovë u regjistruan 63 aksidente. Sipas të dhënave të policisë, 27 ishin me të lënduar, e 36...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar marshin me rreth 100 mijë qytetarë i cili u bë dy vjet më parë për...
    Kronika02 Prill 2025
    Një person është arrestuar nga policia në Prizren. Ai dyshohet për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur më 24...
    Lajme02 Prill 2025
    Analisti politik Xhevdet Pozhari për FrontOnline ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve të fundit dhe procesin e formimit të qeverisë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.