ZëvendësKryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka ftuar gastronomët për kafe në zyren e tij pasi që këta të fundi tshpallën Qeverinë “Non Grata”.
Tahiri shkruan se pasi që nuk u kuptua saktë vendimi i Qeverisë e se gastronomët nuk do i qesin kafe Qeverisë, të shkojnë ata për kafe në zyren e tij, nesër në ora 12.
Ky është postimi i tij i plotë:
Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!