Këngëtarja Shkurte Fejza ka reaguar pasi siç thotë ajo është shpallur lajm mortor për të, shkruan FrontOnnline.
Përmes një reagimi në profilin e saj në Facebook ajo ka treguar se disa persona, siç i quan ajo kriminela shqipfolës kanë përhapur lajme kinse ka vdekur.
“Zoti i vraftë dhe ua ktheftë vet e atyre gjakprishurëve. Nuk po mund të kuptoj si ka mundësi të ketë njerëz të poshtër gjer në këtë nivel”, ka shkruar Fejza në Facebook.
Reagimi i saj i plotë:
Përshëndetje miqësia ime
Përshëndetje shqiptarë kudo që jeni.
Unë dhe familja ime fal Zotit jemi shëndosh e mirë.
Disa kriminel shqipfolës që po përhapin lajme të kobshme (mortore) për përfitim të klikimeve në TIK TOK, fb e rrjete tjesa sociale dhe i shqetësojnë të afërmit dhe dashamirët tanë Zoti i vraftë dhe ua ktheftë vet e atyre gjakprishurëve.
Nuk po mund të kuptoj si ka mundësi të ketë njerëz të poshtër gjer në këtë nivel.
JU kisha lutur që sa herë të hasni në lajme të rrejshme për këndo qoftë bëni REPORT ndoshta ju ndalohet kjo veprimtari kriminale.
Respekte pë të gjithë JU.
Shkurte Fejza.