×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpallen fituesit e rekordeve botërore Guines

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Frank Hachem nga Hampshire, Mbretëria e Bashkuar është një nga mbajtësit e rekordeve “Guiness” të këtij viti. 136,2 cm i gjatë, ai është një nga shoferët e autobusëve më të shkurtër në botë. Por ky fakt nuk e pengon aspak në punën e përditshme. Hachem thotë se nuk ka nevojë për modifikime të veçanta në autobusin e tij, thjesht rregullon sediljen e timonin dhe niset….

    Po nga Hampshire është edhe motoristi profesionist, Marco George i cili mund të bëjë akrobacira duke qendruar vertikal mbi motorin e tij që ecën me shpejtësi 122.59 km / orë. Ai mban titullin e motoçliklistit më të shpejtë ndërsa qëndron mbi të pa duar.

    Ndërsa nigeriani 11 vjeçar, Eche Chinoso në një minutë mund të mbajë topin ndërsa ekuilibron një tjetër në kokë. Ai tani është mbajtësi i rekordit të xhonglimeve me top. Chinoso ka praktikuar aftësinë e tij për tre vjet, dhe tani stërvitet dy herë në ditë.
    Një tjetër titull Guiness ka shkuar në Indi. 21-vjeçari, Zorawar Singh, mbajtës i disa Rekordeve Botërore, arrin të realizojë në 30 sekonda, 135 kërcime me litar, teksa mban veshur patina me rrota. I riu stërvitet gjashtë ditë në javë deri në katër orë në ditë. Madje, ndërsa libri ka shkuar për t’u shtypur, Singh ka thyer rekordin e tij, duke arritur në 147 kërcime.

    Koleksionisti amerikan Paul Scardino tani mund të pretendojë të ketë koleksionin më të madh në botë të Funko Pop! Ai zotëron plot 5,306 statuja.

    Janë të shumtë personazhet që janë bërë pjesë e edicionit të këtijviti. Libri “Guinness”i Rekordeve Botërore, është një libër referimi i botuar çdo vit, duke renditur rekordet botërore si të arritjeve njerëzore ashtu edhe të ekstremeve të botës natyrore. Botimi i këtij viti ka 12 kapituj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Me qëllim të rritjes së parametrave të sigurisë detare, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare nga Ksamili në Koman ka bllokuar 30...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht të dielën në fshatin Kutalli të Dimalit. Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçari ishte duke prishur një...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Tre persona kanë rënë në pranga pas sherrit të një dite më parë në Ksamil. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë të ditur se ndaj të pandehurve me inicialet A.T., dhe V.H., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 25-vjeçar është arrestuar në Tropojë, nën dyshimin se kishte therur me thikë një 18-vjeçar për motive të dobëta. Rasti sipas policisë...
    Lajme20 Korrik 2025
    Nesër deputetët do të mblidhen për të 50-ën herë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Janë bërë mbi tre muaj...
    Lajme20 Korrik 2025
    Policia e Kosovës brenda një dite ka shqiptuar 2212 gjoba trafiku ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat Sipas statistikave të përgjithshme,...
    Lajme20 Korrik 2025
    Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat të Vlorës. Ky zjarr rrezikon dhe Parkun...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.