Në zyrat e Ligës Unike është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të kësaj gare, ku do të kemi ndeshje shumë interesante.
Skuadrat e nominura nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Tetua, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) janë Prishtina, Ylli, Peja dhe Rahoveci, përcjell FrontOnline.
Sipas shortit të hedhur, në çerekfinale do të ballafaqohen Vllaznia nga Shkodra me Pejën, kurse do të kemi edhe derbin kosovar në këtë ligë, ndërmjet Prishtinës dhe Yllit, skuadra që ishin ballafaquar edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku triumfuan prishtinasit.
Në çerekfinale do të kemi edhe derbin shqiptar ndërmjet Goga Basket dhe Tiranës, kurse çifti i fundit çerekfinal është mes Rahovecit dhe Teutës nga Durrësi.
Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i Grupit A me atë D dhe fituesi i Grupit B me atë C.
Garat do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.
Çiftet:
Grupi A
Vllaznia-Peja
Grupi B
Prishtina-Ylli
Grupi C
Goga Basket-Tirana
Grupi D
Rahoveci-Teuta
E martë
16:00 Vllaznia-Peja
19:00 Rahoveci-Teuta
E mërkurë
16:00 Goga Basket-Tirana
19:00 Prishtina-Eagle Ylli
Gjysmëfinalet dhe finalet
13 prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)
19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)
14 prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe./FrontOnline/