×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria ​Lëvizja: Rehabilitimi i masakrave serbe nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Shoqëria Lëvizja ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, duke thënë se rehabilitimi i masakrave serbe nga njëra anë, dhe arrestimi e dënimi i luftës për lirinë e Kosovës, nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe si i tillë nuk i shërben stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.

    Në një deklaratë politike, Shoqëria Lëvizja përkujton se përpjekjet dhe projektet për t’ia mohuar të drejtën popullit shqiptar në Kosovë për të jetuar i lirë dhe plotësisht i pavarur nga Serbia nuk janë të reja dhe as të panjohura për kombin tonë, ashtu siç nuk është i panjohur për botën as terrori, gjenocidi dhe holokausti serb në Kosovë.

    Në këtë drejtim, ajo përmend fushatën e ngritur pas luftës kundër luftëtarëve të lirisë të UÇK-së përmes dosjeve të fabrikuara dhe të trilluara nga administrata shtetërore neofashiste serbe, e cila me mbështetjen e fuqishme të aleatëve të Serbisë, gjetën mbështetës e strehë deri në Këshillin e Evropës, i cili, mbi bazën e shpifjeve dhe trillimeve monstruoze të Serbisë për “trafikim të organeve”, miratoi raportin famëkeq të senatorit zviceran Dick Marti, i cili çoi drejt formimit të Gjykatës Speciale.

    Shoqëria Lëvizja thotë se gjykata speciale duhej krijuar për hetimin, zbardhjen dhe dënimin e krimeve, masakrave dhe gjenocidit serb në Kosovë dhe jo të persekutohen luftëtarët e UÇK-së.

    Ajo njëherësh bën thirrje për hetimin dhe zbardhjen e secilit krim pa dallim përkatësie kombëtare dhe dënimin e atyre që kanë planifikuar, urdhëruar dhe kryer krime mbi shqiptarët duarthatë.

    “Gjykata Speciale, duhej krijuar për hetimin, zbardhjen dhe dënimin e krimeve, të masakrave dhe të gjenocidit serb në Kosovë… Sepse, krimet, masakrat dhunimet, gjenocidi dhe dëbimi, me qëllim të spastrimit etnik, janë bërë nga shteti terrorist serb. Nëse ka ndodhur ndonjë krim për hakmarrje apo për qëllime politike, etj. në Kosovë duhet të hetohet, të zbardhet e të dënohet nga drejtësia vendore”, theksohet në deklaratë.

    Shoqëria Lëvizja ia kujton klasës politike të Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë, që pavarësia e Kosovës është vulosur dhe legjitimuar edhe nga opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe se çdo koncesion në dëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës do të jenë të papranueshme.

    Shoqëria Lëvizja i bën thirrje edhe Tiranës zyrtare që të jetë më e zëshme në përkrahje të Kosovës, pasi kështu do t’i kontribuohej jo vetëm “normalizimit të marrëdhënieve” me Serbinë, por edhe stabilitetit, paqes e sigurisë në rajon e më gjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-zv/ministri i Jashtëm, Emanuel Demaj ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ për organizimin e tubimeve në diasporë nga ana e përfaqësive diplomatike. Demaj për...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, po qëndrojnë për një vizitë në Oslo të Norvegjisë. Për...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Hajvali të Prishtinës, ku një person u qëllua dhe mbeti i plagosur. Viktima...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Erdogan. Osmani ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi kur takohet me...
    Sport08 Nëntor 2024
    Mesfushori spanjoll Rodri është shpallur fitues i Topit të Artë 2024 në një ceremoni që është mbajtur në Paris më datë 29...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Republika e Kosovës ka arritur rezultate të rëndësishme në indekset ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas raportit të...
    Vip08 Nëntor 2024
    Disa nga banorët e Big Brother VIP Kosova kanë diskutuar në lidhje me disa terma që po i përdorin brenda shtëpisë. Ishte...
    Vip08 Nëntor 2024
    Drenusha ka pranuar një dron nga fëmijët e saj, Ynwa dhe Zaki. Kjo gjë e ka gëzuar, por edhe duket se e...
    Vip08 Nëntor 2024
    Drenusha ka marrë një surprizë shumë të bukur brenda shtëpisë më të madhe në vend. Përmes dronit, dy fëmijët e saj e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.