×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata “Thirrjet e Nënave” kërkojnë dorëheqjen e Driton Selmanajt

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Para pak kohësh është publikuar përgjigjja që zyra e zv.kryeministrit Driton Selmanaj i ka kthyer Komisionit për Persona të Pagjetur, në kërkesën për raportim ku dëshmohet se ai ka deklaruar se tema e të pagjeturve është konsumuar.

    Kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova ka bërë thirrje që Selmanaj të jep dorëheqje dhe të largohet sa më parë nga qeveria.

    “Jemi prek shumë sepse Dritoni besojë që jeton në Kosovë edhe ne të gjithë e kemi përjetuar luftën, dhe atij nuk e di sesi ju ka dok që kjo çështje është konsumuar kur edhe 1 një mijë e 600 janë veta ende të pagjetur mbahen në varreza të Serbisë. Për ne si familjarë edhe për mua si kryetare e Shoqatës ‘Thirrjet e Nënave’ si nënë unë kam bërë thirrje që ai duhet të jep dorëheqje dhe të largohet sa më parë nga qeveria, nuk ia vlen më”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

    Ndërkaq, sot në media është raportuar se pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt për çështjen e të pagjeturve, në internet ka nisur peticioni online për shkarkimin e tij. Peticioni i cili ka nisur mbrëmë, deri sot në mëngjes është nënshkruar nga gjithsej 1 mijë e 761 persona.

    E pyetur për peticionin ndaj Selmanajt, Kumnova e cilësoi këtë veprim si të duhur pasi që qëndrimet e Selmanajt, sipas saj kanë qenë të padrejta dhe ofenduese.

    “Qytetarët e kanë mendimin e vet dhe e vlerësojnë vet dhe besojë që nuk kanë bërë keq. Nuk jam e njoftuar për këtë gjë, por unë flas personalisht për familjet e mia dhe atë çfarë e kemi pasur e kemi thënë, tash edhe qytetarët i vlerësojnë qëndrimet e atij(Driton Selmanajt), kanë qenë të pa drejta dhe të pamatura dhe ofenduese për gjithë qytetarët që kanë dhënë jetën për gazepi”, ka theksuar Kumnova.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.