Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka paralajmëruar organizim të protestave pas dështimit të Qeverisë në ndërmarrjen e masave për ndalimin e prodhimeve të vajit të palmës në treg.
Këshilli koordinues i fermerëve, pikave grumbulluese dhe disa përpunuesve në takimin e sotëm ka marrë vendim për nisjen e përgatitjeve për protesta masive duke derdhur qumësht para zyrave të Agjencisë së Ushqimit të Kosovës, për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në këtë sektor.
Qumështarët megjithatë kanë lënë të hapur mundësinë e një zgjidhjeje në një takim që do të mbahet me institucionet përkatëse të vendit para organizimit të protestave.