×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Pensionistëve akuza ndaj Qeverisë, bën thirrje të mos votohet më Kurti

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Që nga fillimi i qeverisjes Kurti II, u është premtuar pensionistëve të vendit se do të kenë rritje.

    E, si duket kjo rritje ende nuk ka shënuar ndonjë rezultat.

     

    Për këtë çështje, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi,ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka mbajtur më të voglin premtim drejt përmirësimit të gjendjes së të moshuarve në aspektin e mirëqenies sociale.

    Gashi shprehet se ndihen të injoruar dhe se të njejtit nuk kanë shfaqur asnjë shenjë për bashkëpunim.

    “Normalisht që nuk jemi të kënaqur sepse jeni të informuar se në kontinitet këta na kanë injoruar dhe nuk kanë bashkëpunaur me ne, përkundër kërkesave përmanente që ne të bashkëpunojmë dhe t’ju ndihmojmë në realizimin e të drejtave të pensionistëve sepse megjithatë e kemi një përvojë dhe kemi kuadro të sistemuara që e njohin këtë problematikë mjaft mirë, por ja që ata nuk na kanë komunikuar në asnjë rast dhe nuk kanë treguar shenja të bashkëpunimit me ne, absulutivisht na kanë anashkaluar”, tha Gashi per Gazeten Blic

    Ai u bën thirrje të gjithë pensionistëve që mos ta votojnë këtë qeveri, dhe sipas tij pak para zgjedhjeve qeveria në pushtet do t’i rritë këto pensione, si shkak për të dalë shpëtimtar.

    “Duke i thirrur pensionistët dhe gjithë popullin e Kosovës që mos te votojnë këtë qeveri më, se Qeveri më e keqe s’do të  ekzistojë më. Këta kanë me provu tash me bë atë trukun parazgjedhor, me i rritë pensionet dhe me dalë si shpëtimtarë. Unë i thërras pensionistët që të mos e kapin këtë karrem sepse ky ka me qenë vetëm një karrem dhe nëse këta i fitojnë zgjedhjet, ditë të këqija për pesionistët kanë me ardhë”, vlerësoi kryetari Gashi.

    Më tej, kryetari vlerëson se këto mjete që shpërndahen për pensionistët nuk janë të përballueshme në krahasim me kosoton e jetesës në Kosovë, pra sipas tij është një shumë që e mbulon vetëm blerjen e barnave.

    “Kostoja jetësore është trefishuar në raport me vitin 2021, pensionet kanë mbetur në të njejtin nivel dhe një e trea e pensionistëve tërë pagën që e marrin për pensione e shfrytëzojnë për barna, ku janë të tjerat nevoja që edhe ata si njerëz i kanë nevojë edhe të vishen, edhe të mbajnë higjienën, edhe të ushqehen dhe të gjitha gjërat që kostoja ka shkuar shumë lart”, vlerësoi ai.

    Po ashtu, Gashi thekson se çdo ditë pranon ankesa nga pensionistët, të cilët i kërkojnë edhe të protestojnë.

    Ndër të tjera, ai thotë se pavarsisht postit që mban Kryeministri Kurti, ai nuk ka sens dhe as empati për këtë kategori.

    “Shpesh e zhveshi nga posti i kryeministrit dhe e trajtoj si Albin Kurt dhe ky as si Albin Kurt nuk ka treguar sens dhe empati për këtë kategori, pra nuk ka emocion, nuk ka kurrfarë lidhje me këtë, deri në njeriun absulut, deri në përbuzje”, përfundoi Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.