×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shoqata e Bankave i drejtohet Qeverisë me kërkesë urgjente, pas plaçkitjes së sotme në rrugën “B”.

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar pas plaçkitjes së sotme të bankomatit në rrugën “B” në Prishtinë.

    Me anë të një komunikate për media kjo shoqatë ka thënë se  gjendja e sigurisë në këtë sektor është alarmante.

    Në reagim tutje thuhet grupet kriminale nuk po hezitojnë aspak që të përdorin mjete eksplozive dhe armë zjarri për të arritur qëllimet e tyre.

    “Sulmi është kryer në rrugën “B” ku përveç dëmeve të shkaktuara ndaj bankës dhe bizneseve përreth janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri kundrejt zyrtarëve të sigurisë dhe në drejtim të objekteve përreth duke rrezikuar edhe banorët e zonës. Muajin e kaluar një sulm i ngjashëm është kryer kundër një banke tjetër komerciale në Ferizaj me përmasa të ngjashme të dëmeve si dhe me shkallë të lartë të rrezikut”, thuhet në reagim.

    Po ashtu, kjo shoqatë i ka bërë thirrje qeverisë që të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri ndaj këtyre grupeve që sipas tyre i kanë shpeshtuar sulmet.

    Reagimi i plotë:

    Shoqata e Bankave të Kosovës vlerëson se gjendja e sigurisë në vend për bizneset dhe në veçanti për sektorin bankar është alarmues dhe po përkeqësohet në vazhdimësi. Sot është sulmuar një nga bankat komerciale në Prishtinë përmes përdorimit të armëve të zjarrit dhe eksplozivit. Sektori bankar dënon këtë akt të ligë të kryer nga grupe kriminale të cilat nuk hezitojnë aspak që të përdorin mjete eksplozive dhe armë zjarri për të arritur qëllimet e tyre, qoftë edhe në lagjet dhe rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Kjo gjendje e sigurisë është e papranueshme, si për sektorin bankar ashtu edhe për komunitetin e bizneseve dhe për shoqërinë tonë.

    Sulmi është kryer në rrugën “B” ku përveç dëmeve të shkaktuara ndaj bankës dhe bizneseve përreth janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri kundrejt zyrtarëve të sigurisë dhe në drejtim të objekteve përreth duke rrezikuar edhe banorët e zonës. Muajin e kaluar një sulm i ngjashëm është kryer kundër një banke tjetër komerciale në Ferizaj me përmasa të ngjashme të dëmeve si dhe me shkallë të lartë të rrezikut.

    I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë që të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri kundër këtyre grupeve të cilat kanë shpeshtuar sulmet dhe kanë rritur intensitetin dëmeve dhe shkallën e rrezikut për jetën dhe pronën. Shoqëria jonë nuk duhet të toleroj që të humbet siguria në vend dhe të terrorizohen bizneset dhe qytetarët nga banda kriminale kudo në Kosovë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.