Ish-futbollisti i Aston Villës, Dalian Atkinson kishte vdekur pasi ai ishte sulmuar nga policia për 33 sekonda, është thënë në gjykatë.
Gjykatësit në Birmingham kanë konstatuar se ish-ylli i futbollit u shkelmua dy herë në kokë para se të vdiste, shkruan FrontOnline.
Gjyqi i dy policëve kishte nisur mbrëmë, pas një hetimi tre-vjeçar mbi vdekjen e 48-vjeçarit.
Atkinson vdiq në gusht të vitit 2016 në Shropshire pasi policët kishin sulmuar atë jashtë rregullave.
Gjithashtu, besohet se para se të vdiste, ai kishte probleme serioze shëndetësore./FrontOnline/