Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe kë përfunduar mbi rreth rrotullimin afër Kuvendit komunal, raporton Sinjali.
Aksidenti është shkaktuar si pasojë e gjendjes së dehur të shoferit, i cili nuk ka arritur të frenojë gjatë lëvizjes, duke dëmtuar kështu edhe rrethojat e kuvendit.
Pasi Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes, janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe së shpejti pritet që i dyshuari të intervistohet.