Vendi i Evropës Lindore ka gjetur një mënyrë mjaft radikale, por edhe efektive për të reduktuar numrin e shoferëve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit. Në Moldavi, një numër i madh shoferësh vozisin në gjendje të dehur, por masa e re ka ulur numrin e personave që përsërisin të njëjtën shkelje.
Shoferëve në Moldavi të cilëve u është hequr patenta për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit mund ta marrin atë përsëri nëse paguajnë fillimisht rreth 200 euro (paga mesatare është rreth 270 euro), dhe kështu blejnë një biletë për një program të veçantë korrigjues.
Detyra e tyre kryesore është që të ndihmojnë personelin mjekësor në spitale gjatë dhënies së ndihmës për viktimat e aksidenteve rrugore dhe kur kjo ndihmë nuk është e nevojshme, që është shumë shpesh, ata përcillen në një departament tjetër.
Është morg dhe duhet të bëjnë të gjitha punët që bëhen normalisht aty (ndihme në autopsi, larje kufomash etj…). Programi filloi në kryeqytetin Kishinau në vitin 2019 me gjashtë shoferë të cilët u gjobitën për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. Njëri u largua disa minuta pasi filloi punën në morg dhe një tjetër tha:
“Ky është mësimi më i vështirë në jetën time. Me alkoolin mbaroi, nuk do të pi më kurrë, as edhe një pikë. Nuk dua të kthehem këtu”.
Siç shkruan Revista HAK , kjo nuk është e gjitha. Pasi të kenë mbaruar me këtë program, këta fatkeq duhet të rimarrin testin e tyre të drejtimit. Tani për tani, ky program në Moldavi po sjell rezultate të shkëlqyera. Në tre vjet, rreth 600 shoferë e kaluan atë dhe u regjistrua vetëm një rast i përsëritjes së së njëjtës shkelje./FrontOnline/