Shoferët me ngjyrë paguajnë mesatarisht 300 £ më shumë për sigurimin e makinës sesa shoferët e bardhë, tregon hulumtimi. Ata janë gjithashtu grupi etnik i minoritetit më të prekur, me grupet e tjera minoritare që paguajnë mesatarisht 250 £ më shumë në përgjithësi.
Sipas revistës HAK , Citizens Advice analizoi koston e sigurimit të makinës për më shumë se 15,000 persona, të cilët i ndihmoi duke zbuluar se kompanitë po i tarifonin jo të bardhët deri në 40% më shumë.
Shoqata e Kompanive Britanike të Sigurimeve thotë se anëtarët e saj nuk përdorin kurrë përkatësinë etnike në çmimet, por Citizens Advice e bën të qartë se sigurimi është më i shtrenjtë në zonat me komunitete të mëdha jo të bardha.
Clare Moriarty, nga Citizens Advice, thotë:
Kjo llojë tarife është një barrë e padrejtë për pjesëtarët e pakicave etnike./FrontOnline/