Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje pasdite në Graçanicë.
Sipas raportit të policisë thuhet se ankuesja femër kosovare punëtore përgjegjëse për deponimin e parave në një kompani ka raportuar se së bashku me tri koleget e saj me veturë kishin shkuar te banka për të deponuar parat e pazarit ditor, mirëpo në parkingun e bankës nga bagazhi i veturës së tyre në të cilën i kishin pas paratë, dy persona të panjohur të maskuar ia kishin vjedhur paratë dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur në një veturë me targa vendore.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
“Graqanicë 30.11.2022 – 16:46. Ankuesja femër kosovare punëtore përgjegjëse për deponimin e parave në një kompani ka raportuar se së bashku me tri koleget e saj me veturë kishin shkuar te banka për të deponuar para e pazarit ditor, mirëpo në parkingun e bankës nga bagazhi i veturës së tyre në të cilën i kishin pasë paratë, dy persona të panjohur të maskuar ia kishin vjedhur paratë dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur në një veturë me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.