Qeveria Hoti ka shkarkuar bordin e KEK-ut, duke marrë kështu vendim që të emërojë menjëherë bordin e ri, shkruan Gazeta Express.
Ish-drejtorët Egzon Berisha dhe Hysen Fazliu janë shkarkuar pasi nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për seminare jashtë vendit. Ata për momentin gjenden në Shqipëri.
Ndërsa, Fatime Grajçevci dhe Petrit Ibraj nuk janë shkarkuar pasi nuk kanë marrë pjesë në seminar në Shqipëri.
Burime të mediave brenda qeverisë bëjnë të ditur se bordi i përkohshëm që pritet të votohet ka këtë përbërje:
Musa Misini-Kryesues, drejtor
Petrit Ibraj-Drejtor
Fatime Grajçevci-Drejtore