×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkon në mbi 200 numri i vikti*mave nga vërshimet në Spanjë

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Numri i viktimave nga vërshimet katastrofike në Spanjë është rritur në 205 më 1 nëntor, teksa ekipet e shpëtimit kanë hapur një morg të improvizuar në Valencia për të vendosur trupat e viktimave.

    Në Valencia, rajonin lindor të Spanjës që është goditur më së rëndi nga vërshimet, afër 500 ushtarë janë dislokuar për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për të ndihmuar të mbijetuarit.

    Zyrtarët spanjollë thanë se numri i viktimave me gjasë do të rritet. Vërshimet, që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut, janë fatkeqësia më e rëndë në historinë moderne të Spanjës dhe më vdekjeprurëset në Evropë që nga vitet ’70.

    Ekipet e shpëtimit po punojnë po ashtu për të pastruar rrugët dhe për të gjetur më shumë njerëz që besohet se janë të bllokuar në zonat e përmbytura.

    “Ne po tentojmë që të largojmë veturat për të parë nëse ka më shumë viktima”, tha një nga pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit gjatë një prononcimi për televizionin publik spanjoll.

    Për shkak të fatkeqësisë natyrore, rreth 75.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe zjarrfikësit po marrin karburante nga makinat e braktisura të banorëve që janë evakuuar për të mbushur gjeneratorët, në mënyrë që të mund të vazhdojnë të operojnë në zonat e vërshuara.

    Reshjet e shiut nisën të martën mbrëma dhe shkaktuan shkatërrimin e rrugëve, të linjave hekurudhore dhe urave, teksa lumenjtë dolën nga shtretërit e tyre.

    Përderisa niveli i ujit është ulur në shumicën e pjesëve të Valencias, ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur të shkojnë në disa zona, për shkak të rrugëve të bllokuara.

    Numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë është më i larti në Evropë që nga viti 1970, kur në Rumani kishin vdekur 209 persona.

    Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë.

    Meteorologët besojnë se ngrohja e Mesdheut, që rrit avullimin e ujit, luan rol kyç që shirat të bëhen më të rrëmbyeshëm./BBC

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sonte Grabanicë të Klinës është shprehur se nuk duhet jetuar për...
    Opinione15 Janar 2025
    Nga: Prof. Enver Bajrami, ish-aktivist i LVV-së Duke u shmangur nga dromcat e humorit argëtues Frojdian të këtyre ditëve të ngjeshura me...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se kujtojnë të gjitha viktimat e Masakrës së Reçakut e cila u krye...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Facebook” duke bërë të...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar bisedën sqaruese pas akuzave të Leos ndaj këtij të fundit. Driloni i tha Sarës që ata të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.