×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkon në mbi 10 mijë numri i vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Gjermania ka tejkaluar numrin e 10,000 vdekje nga COVID-19 dhe ka regjistruar një rritje të infeksioneve. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Hemisfera Veriore është në një “pikë kritike” në pandemi.

    Gjermania është bërë vendi i gjashtë evropian që kalon shifrën e zymtë të 10,000 vdekjeve COVID-19. Vendi, i cili shmangu shpërthimin më të rëndë të valës së parë të virusit në fillim të këtij viti, regjistroi gjithashtu gati 15,000 infeksione të reja, shkruan DW.

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar kohë të vështira për vendet në Hemisferën Veriore.

    “Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende gjenden në një ritëm të rrezikshëm”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në një konferencë shtypi të premten, duke shtuar se rajoni ishte në një “pikë kritike”.

    Ai bëri thirrje për veprim të menjëhershëm, duke paralajmëruar “një rritje eksponenciale të rasteve” në shumë kombe.

    Maria Van Kerkhove, shefja teknike e OBSH-së për koronavirusin, tha se organizata regjistroi rreth 445,000 raste të reja në 24 orët e fundit, gati gjysma e tyre në Evropë.

    Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 14,714 në 418,005, njoftoi RKI. Ky është numri më i lartë i infeksioneve të reja ditore në vend.

    Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje njerëzve në Gjermani përsëri të qëndrojnë në shtëpi dhe të zvogëlojnë shoqërimin me të tjerët sa më shumë që të jetë e mundur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kroacisë ka miratuar prokurimin e sistemit turk të dronëve Bayraktar TB2 për Ministrinë e Mbrojtjes, thanë zyrtarët. Në një mbledhje,...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Malishevë, ky dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Policia ka bërë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave Hekuran Muratin, dhe drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Është zhdukur një vajzë në fshatin Landovicë të Prizrenit. Nëna e saj ka raportuar në polici se vajza është larguar nga shtëpia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.