60 milionë e 164 mijë e 498 persona, raportohet të jenë infektuar me virusin Covid-19 në gjithë botën.
Sipas faqes së statistikave botërore, worldometers.info, deri tani 1 milionë e 416 mijë e 50 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 41 milionë e 617 mijë e 741 persona janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 12 milionë e 956 mijë e 783 raste dhe 265 mijë e 956 viktima.
E dyta radhitet India me 9 milionë e 222 m ijë e 216 raste, pastaj Brazili me 6 milionë e 121 mijë e 449 raste, Rusia me 2 milionë e 162 mijë e 503 raste dhe Franca me 2 milionë e 153 mijë e 815 raste.
Numri i rasteve të reja me virusin Covid-19, është rritur kohëve të fundit edhe në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 35 mijë e 549.
Deri tani, 939 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virus ndërsa 350 janë shëruar./Express/