×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 154 numri i viktimave pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është pranuar edhe një viktimë pjesëmarrëse, duke e çuar numrin e listës në 154.

    Sipas vendimit të trupit gjykues, kjo viktimë do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës sikurse viktimat e tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Megjithatë, në vendim ishte theksuar se afati për pranimin e viktimave në këtë çështje gjyqësore kishte përfunduar më 15 shkurt 2023. Por, thuhet se kjo viktimë u pranua pasi ekzistonin arsye të vlefshme për pranimin e saj edhe pse ishte dorëzuar pas afatit të paraparë.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Deputetja nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Bajrami ka thënë se kjo qeveri ka shpenzuar 12...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media është marrë edhe me zgjedhjet e 9 shkurtit në Republikën e Kosovës....
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ndonëse Kosova po konsiderohet si shembull për luftimin e terrorizmit, ende e pret shumë punë për luftimin e kësaj dukurie sidomos në...
    Të tjera
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës me autorizim të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje....
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës, (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e premtë në cilësinë e dëshmitarit. Prokuroria Speciale i ka...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Sharr Travel, kompania më e madhe turistike në Kosovë, ka organizuar udhëtime të veçanta për festat e fundvitit, duke ofruar vende në...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se 88 për qind e grave ndërmarrëse kanë hapur biznese vetëfinancuese pa ndonjë hua apo...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Takimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian, janë duke u zhvilluar sot në Bruksel....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.