Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 1,294.
“Numri total i rasteve pozitive është 15,855 raste nga 70,873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK, transmeton Gazeta Express.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,929 raste.