Autoritetet turke njoftuan të martën se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në pjesën perëndimore të Turqisë ka shkuar në 109.
Autoriteti për Menagjimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave gjithashtu njoftoi se 138 persona të lënduar janë duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa 898 të tjerë tashmë janë liruar që të shkojnë në shtëpi.
Ndryshe, gjithsej 1.562 dridhje më të vogla, prej tyre 44 me fuqi mbi 4 shkallë të Rihterit, janë regjistruar që nga dita e premte, kur ndodhi tërmeti prej 6.6 shkallësh në Izmir, që është qyteti i tretë më i madh në Turqi me 4.3 milionë banorë.
Turqia shtrihet në një rajon me aktivitet të lartë sizmik dhe ka pësuar shumë nga tërmetet në të kaluarën, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Në vitin 1999, një tërmet prej 7.6 shkallësh kishte ndodhur në Detin Marmara dhe dridhjet kishin shkaktuar pasoja dhe dëme të mëdha edhe në pjesën kontinentale, duke lënë të vdekur rreth 17.000 persona.