Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në rajonin e Egjeut të Turqisë ka shkuar në 102, thanë autoritetet të martën.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 143 viktima janë ende në trajtim, ndërsa 883 të tjerë janë lëshuar nga spitalet.1,475 lëkundje të tokës – 44 prej tyre me një magnitudë më të lartë se 4.0 – janë regjistruar që nga tërmeti i së premtes së kaluar me madhësi 6.6 ballë që tronditi Izmirin, qyteti i tretë më i madh i Turqisë ku banojnë më shumë se 4.3 milionë njerëz, tha agjencia.