Policia e Kosovës njofton se është raportuar që dy persona të dyshuar janë duke u trajtuar në QKUK pasi që të njëjtit dyshohet se si pasojë e një shpërthimi në Pejë kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me tre karikatorë dhe 30 copë fishekë/plumba, dhe dyshohet se arma është pronë e të dyshuarve.
Rasti vazhdon në procedurë hetimore.