Një 19-vjeçare e lindur në Kenia dhe banuese në zonën e Milanos, u arrestua me akuzën e “rekrutimit me qëllim terrorizmin ndërkombëtar”. Pesë ditë më parë, më 30 nëntor, ajo ishte gati të hipte nga aeroporti Orio al Serio në Bergamo me destinacion Turqinë dhe më pas të arrinte në Siri për të luftuar, në skenarin e luftës në vazhdim të ISIS-it, pas një “procesi radikalizimi”.
Mediat italiane bëjnë të ditur se arrestimi u krye pas hetimit të zhvilluar nga Digos dhe i koordinuar nga prokurorja e Milanos Francesca Crupi dhe prokurori Marcello Viola. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë në burg, nga gjyqtari hetues Luca Milani.
Hetimi filloi në tetor pas “monitorimit të vazhdueshëm të mjediseve radikale xhihadiste në internet”. Një monitorim i cili, siç shpjegohet nga hetuesit e antiterrorizmit të koordinuar nga deputeti Eugenio Fusco, “bëri të mundur identifikimin e një profili të hapur sociale, në të cilin publikoheshin me intensitet në rritje video propagandistike me përmbajtje radikale, ku ajo portretizohej si gruaja e veshur me nixhab, dhe e identifikuar më vonë si e reja keniane.”
Më pas doli se vajza, e cila kishte qenë “mysafire” e “një komuniteti pritës dhe që vinte nga një sfond i vështirë familjar”, po zhvillonte një “rrugë të shpejtë radikalizimi ideologjiko-fetar, në periudhën e fundit, me qëllim të mbërritjes në Turqi dhe më pas të vendosjes në zonat e pushtuara nga grupet xhihadiste”. Ajo kishte “kontakte” me “numrat e telefonit” në Lindjen e Mesme, “të atribuar individëve që favorizonin ardhjen e saj”.
Sipas hetimeve, ajo ishte “përpjekur vazhdimisht të kontaktonte me përfaqësitë diplomatike turke në Itali” dhe plani i saj ditët e fundit “pati një përshpejtim të mëtejshëm”, kur, pasi kishte “konsultuar disa herë vendet e fluturimit për Turqinë, shkoi vazhdimisht në aeroporti Malpensa” për të marrë “një biletë me drejtim Stambollin”. Më pas, ajo ia doli “në pasditen e vonë të 29 nëntorit, kur bleu një biletë fluturimi që nisej nga Orio al Serio” për të nesërmen.
Për këtë arsye u aktivizua urdhri i ndalimit dhe vajza u ndalua menjëherë pas “check-in”-it dhe kur po kontrollonte bagazhet e saj. Gjetjet e para në telefonin e vajzës, e cila e quajti veten “muhaxhirat”, d.m.th. “emigrante”, dokumentuan se “përveç se kishte zhvilluar një interes për përdorimin e armëve të zjarrit, ajo ishte në kontakt me një burrë në Turqi, që po e priste të mbërrinte.” /A2cnn