Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Kamenicës, një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 40 vjeçare ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Express.
Viktima dyshohet se kishte shkuar në mal për të prerë dru, ku gjatë punës ka pësuar plagë vdekjeprurëse.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
“Mund të konfirmoj se personi ka ndërruar jetë. Dyshohet se ishte shkuar në mal për të prerë dru. Viktima është i lindur në vitin 1981”, përfundoi ai.