×
  • Lajme
  • Lajme

    SHKK pranon donacionin më të madh të dhuruar ndonjëherë nga EULEX

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2024

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga EULEX. Në ceremoninë zyrtare të organizuar për këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, së bashku me udhëheqësin e EULEX-it, Giovanni Galzignato, dhe shefen e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Anu Melkko, nënshkruan marrëveshjen për pranim-dorëzimin e këtij donacioni.

    Donacioni, i konsideruar si më i madhi deri më tani për SHKK-në, përfshin pajisje moderne, duke përfshirë: një veturë, një gjenerator, 293 kompjuterë dhe laptopë, si dhe pajisje të tjera teknologjike, si skanerë, printerë, telefona, radio-lidhje dhe inventarë për zyrë.

    Gjatë fjalës së tij, Dibrani shprehu falënderime ndaj EULEX-it për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, duke theksuar se donacioni do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të punës dhe modernizimin e pajisjeve teknike.

    “Kjo ndihmë do të kontribuojë në avancimin e standardeve dhe efikasitetit të institucioneve tona korrektuese,” tha ai.

    Nga ana tjetër, Galzignato dhe Melkko vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke theksuar se ky donacion është një pasqyrë e angazhimit të EULEX-it për të mbështetur Shërbimin Korrektues të Kosovës në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

    Ky moment shënon një hap të madh drejt modernizimit dhe forcimit të kapaciteteve të SHKK-së, duke theksuar rolin e rëndësishëm të partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e institucioneve tona korrektuese.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) votuan kundër certifikimit të Listës...
    Lajme02 Janar 2025
    Sot u anuluan katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kështu konformoi Valentina Gara, zëdhënëse për media në aeroport, e...
    Lajme02 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë se e ka suspenduar një zyrtar policor, i cili jashtë detyrës zyrtare, në një veturë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës, përcjell Gazeta Express. MPB ka bërë...
    Lajme02 Janar 2025
    Për efektivitetin e operacioneve në veri gjatë këtij viti, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, deklaroi për FrontOnline se angazhimi ka qenë i...
    Sport02 Janar 2025
    Interesimi i Real Madridit për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, tashmë është pothuajse zyrtar. Është përfolur tash e një kohë se “Mbretërit”...
    Lajme02 Janar 2025
    Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dhënë sqarime lidhur me anulimin e disa fluturimeve ditën e djeshme si...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Shamsud-Din Jabbar, një veteran i ushtrisë dhe shtetas amerikan nga Teksasi, është identifikuar nga FBI-ja, si i dyshuari në sulmin e së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.