Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, po përjeton dhimbje të madhe me rastin e vdekjes së babait të saj, Shaip Dubova.
Këngëtarja fillimisht njoftoi për vdekjen e babait, i cili kishte punuar kameraman e fotograf. Ndërsa, më vonë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, me anë të një telegram ngushëllimi njoftoi se Shaip Dubova vdiq si pasojë e koronavirusit.
Pas njoftimit për vdekjen e babait, këngëtarja ka bërë postimin prekës për të, krahas një fotografie të postuar.
“O bab o zemra jem ma kpute shpirtin 🥺 qofsh i Xhenetit o njeri mire 🙏”, ka shkruar këngëtarja.