×
  • Auto
  • Auto

    Shkencëtarët në alarm: Universi nuk po duket normal

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Universi nuk është si duhet. Papritmas ai nuk duket normal. Ky mesazh i çuditshëm, vjen nga astronomët dhe fizikantët, të cilët mendojnë se duhet rishikuar historia kozmike. Universi është i paimagjinueshëm dhe vazhdon të bëhet gjithnjë e më i madh.

    Por, astronomët nuk po bien dakord se sa shpejt po rritet dhe ata po studiojnë këtë problem.

    Disa shkencëtarë e quajnë këtë një “krizë” në kozmologji.

    Nëntë dekada më parë, astronomi Edwin Hubble tregoi se, universi është me përmasa më të mëdha se sa imagjinohej më parë.

    Shkalla e këtij zgjerimi është një numër i quajtur “Kostant i Hubble”.

    Megjithatë është një numër i ndryshueshëm dhe matjet duke përdorur teknika të ndryshmë kanë gjetur rezultate të ndryshme.

    Por, ka edhe nga ata që janë të emocionuar për këtë ndryshim.

    Për shembull, teoricienët mendojnë se numri i Hubble është një zbulim i madh në fizikë.

    “Çdo herë që ka një lloj anomalie, ne të gjithë jemi shumë të entuziazmuar”, tha Katherine Mack një fizikante në universitetin shtetëror të Karolinës Veriore.

    Numri konstant i Hubble është një tipar kryesor i çdo teorie në lidhje me evolucionin dhe fatin përfundimtar të universit. Ky numër ndoshta nuk ka aspak efekt në ekzistencën e përditshme të njeriut, por në pikëpamjen kozmologjike do të thotë shumë.

    Numri konstant këtë verë ishte 70 nga ajo çka vrojtuan fizikantët Wendy Freedman dhe Santa Barbara. Ndërsa në Tetor , matjet treguan numrin 77.

    Matjet mund të jenë gabim, por fizikantët janë shprehur se është e pa imagjinueshme që numrat të jenë të ndryshueshëm sa herë që maten.

    Teoricientët kanë mbledhur një sërë numrash nga matjet, të cilat i kanë quajtur një “Model Standart” të kozmologjisë.

    Në modelin standard, vetëm 5 për qind e universit është i përbërë nga lëndë të zakonshme, 25 për qind është lëndë e errët, e cila nuk lëshon rrezatim dhe dihet vetëm nga mënyra se si graviteti i saj ndikon në lëvizjen dhe konfigurimin e galaktikave.

    Ndërsa, pjesa tjetër është një energji e errët, faktori nxitës në përshpejtimin e zgjerimit kozmik.

    Në shekullin e XXI, ky model dukej se do të kalonte çdo test vëzhgues dhe çfarëdo pabarazie, në matjen e numrit konstant dhe kjo gjë ishte emocionuese për fizikanët./Front Online/

    Nga Rubrika
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Vip20 Dhjetor 2024
    Është paraqitur klipi ku paraqet momentin kur Gjesti kishte filluar të qante. E gjithë ngjarja ndodhi pas debatit që pati me Xhenetën...
    Vip20 Dhjetor 2024
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka folur në lidhje me situatën që u krijua në mes Gjestit dhe...
    Vip20 Dhjetor 2024
    Këto ditë u shoqëruan me shumë debate e dinamika në shtëpinë ë Big Brother VIP Kosova 3. Një prej tyre ishte edhe...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin në qytetin Magdeburg të Gjermanisë ku deri më tani kanë mbetur së paku...
    Bota/Rajoni20 Dhjetor 2024
    Njëri prej të vrarëve në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë ishte një fëmijë i vogël. Kështu ka thënë...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj sulmit tragjik që ndodhi në tregun e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.