×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Shkencëtarët kanë zbuluar shkakun e shfaqjes së disleksisë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Kur është fjala për këtë çrregullim, është me rëndësi që të vërehet sa më parë dhe të reagohet sa më shpejt

    Shkencëtarët francezë mendojnë që kanë gjetur shkaktarin potencial të disleksisë, të fshehur në receptorët miniaturalë të syve të atyre të cilët i prek ky problem nga leximi, kanë treguar rezultatet e studimit të publikuar kohë më parë.

    Te personat të cilët nuk janë të prekur me këtë problem, receptorët e përmendur të dritës nuk e kanë formën e njëjtë në të dy sytë, ata janë asimetrikë.

    Te personat me disleksi ajo zonë është simetrike në të dy sytë, tregon ky studim, transmeton Telegrafi.

    Ky do të mund të jetë shkaktari i konfuzionit në tru, sepse, duke pasur parasysh që krijojnë fotografi të kundërta, ato sikur në pasqyrë, ndërkaq truri nuk di cilën ta zgjedhë.

    “Studimet tona na kanë mundësuar që të konstatojmë se si kemi gjetur shkaktarin potencial të disleksisë”, ka thënë njëri ndër autorit e studimit, Guy Ropars, nga Universiteti Rennes dhe ka shtuar:

    “Asimetria është e nevojshme në mënyrë të eliminohet fotografia e kundërt e cila pengon leximin normal”.

    “Ekzistimi i distancës kohore midis fotografisë primare dhe asaj të kundërt na ka mundësuar që të shpikim metodën se si ta fshijmë fotografinë e kundërt e cila i mundon personat me disleksi”, falë përdorimit të njëlloj llambe strotoskopike LED, ka shpjeguar Ropars.

    Njerëzit të cilët kanë problem me disleksi e quajnë “llambë magjike”. Pra, nga ky çrregullim vuajnë më shumë se 700 milionë njerëz në botë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle17 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 17 prill 2025 nga Christine Haas Dielli do ju bëjë të shihni anën piktoreske të jetës gjatë kësaj...
    Lifestyle16 Prill 2025
    Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe...
    Lifestyle15 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 15 prill 2025 nga Christine Haas Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe të matur. Nuk...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se deri në vitin 2030, mbi 500 milionë njerëz pritet të kenë nivele të ndryshme të...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Presidenti Donald Trump tha të enjten se pret të bëjë një marrëveshje tregtare me Kinën, megjithëse ai nuk ofroi specifika apo indikacione...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Giorgia Meloni është liderja e parë evropiane që takohet me Donald Trump që kur ai vendosi tarifa 20% ndaj Bashkimit Evropian në...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Katër persona kanë vdekur pasi një kabinë e teleferikut malor ka rënë në tokë afër Napolit të Italisë, thonë shërbimet e urgjencës....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.