Shkencëtarët duan ta shfrytëzojnë një kemikat të gjetur në guaskat e gaforreve për t’i bërë bateritë më të qëndrueshme për ambientin, sipas një hulumtimi.
“Mendojmë që biodegradueshmëria e materialit, ose impakti ambiental, dhe performanca e baterive, janë të rëndësishme për një produkt, e që e ka potencialin për t’u komercializuar,” ka thënë Liangbing Hu, drejtori i Qendrës për Inovacione Materiale në Universitetin e Marylandit dhe autori kryesor i hulumtimit të publikuar në revistën Matter.
Përderisa bota po kalon në tranzicionin e gjetjeve të zgjidhjeve për energji të gjelbër dhe vetura elektrike, bateritë që përdoren për teknologji të tilla po ashtu nevojiten të jenë të pranueshme për ambientin.
Mirëpo, kimikatet e përdorura në bateritë e zakonshme si ato me litium-ion duan qindra e mijëra vite që të degradohen.
Ndërkaq, hulumtuesit në Maryland kanë zhvilluar bateri që përdorin produkte që nxirren nga guaska e krustaceve për të ruajtur energji. Krustacet, sikurse gaforret, kanë ekzoskelete të përbëra nga qeliza që përmbajnë kitin, e që është një lloj polisakaridi që i bën guaskat e tyre të forta dhe përballuese.
Një material i tillë gjendet me bollëk në natyrë, por zakonisht hidhet si mbetje ushqimore nga restorantet.