×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Shkenca vërteton: Xhenxhefil kundër dhimbjeve menstruale

    FrontOnline
    25 Gusht 2021

    Hulumtimi mbi efektin e xhenxhefilit në dhimbjen e shkaktuar nga menstruacionet është kryer për disa vjet dhe numri më i madh i studimeve e kanë konfirmuar këtë.

    Në vitin 2016, rezultatet e një numri eksperimentesh u analizuan dhe u përcaktua se edhe vetëm një e katërta e një lugë çaji xhenxhefil pluhur, tri herë në ditë, mund të zvogëlojë intensitetin e dhimbjes deri në 80 për qind, transmeton FrontOnline.

    Është vërtetuar gjithashtu se xhenxhefili mund të ndihmojë tek gjakderdhjet e mëdha menstruale.

    Për qëllimet e këtij studimi, doza ditore e xhenxhefilit ishte 750 mg, dhe pjesëmarrëset në studim e morën atë ose në tre ditët e para të menstruacioneve ose, përveç kësaj, dy ditë para fillimit të gjakderdhjes.

    Në të dy rastet, subjektet u ndoqën për tre muaj dhe më në fund u gjet një rënie dramatike e sasisë së gjakut menstrual.

    Nga ana tjetër, duhet të kihet parasysh se xhenxhefili ndihmon shumë më pak kur shkaku i dhimbjes në pjesën e poshtme të barkut nuk është gjakderdhja menstruale por endometrioza ose fibroidet intrauterine./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se sot kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,...
    Vip27 Nëntor 2024
    E tërhequr për më shumë se një vit nga paraqitjet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.