Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka reaguar pas humbjes së sotme nga Prishtina.
Në Suharekë, Ballkani u mund nga Prishtina (0:1) në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, raporton FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri shqiptar u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij.
“U pa në fakt se ndikoi autogoli për keq, por deri në ato minuta nuk bënim lojë të mirë”, ka thënë Shkëmbi në “ArtSport”.
“Siç e thatë edhe ju, autogoli ndikoi për keq, dhe për asnjë moment nuk arritëm të dilnim në lojën tonë”, tregoi ai./FrontOnline/