Drenica e ka shkaktuar befasinë e sotme duke e mposhtur liderin e deritashëm, Ballkanin me rezultat të ngushtë, 2:1.
Në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës, Ballkani pësoi humbje të hidhur, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Ndeshje e vështirë nuk funksioni asgjë nuk kemi bërë asgjë të mirë kemi luajtur dobët”, ka thënë Shkëmbi për “Art Sport”.
“Pas fitores ndaj Llapit u relaksuam hymë në lojë duke e nënvlerësuar kundërshtarin por pavarësisht se çfarë mund të themi duhet të përgatitemi për ndeshjet e radhës. Duhet të japim qind për qind nëse nuk luan një futboll ashtu siç duhet është e pamundur të arrihen rezultatet”, shtoi ai.
Ndërkaq, trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj e ka vlerësuar lart skuadrën e tij pas fitores.
“Të them të drejtën kemi luajtur ndaj një skuadre shumë të fort. Kemi bërë kundërsulme të shpejta dhe kemi arritur të shënojmë golat. Lojtarët kanë pasur angazhim maksimal duke dhënë gjithçka nga vetja për ta arritur të fitorja. Me këto tri pikë kemi bërë një hap përpara për të siguruar mbijetesë”, deklaroi Sermaxhaj./FrontOnline/