Ballkani e ka mposhtur Gjilanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Bledi Shkëmbit arriti ta mund Gjilanin me rezultat 1:0 në Suharekë, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Shkëmbi tha se skuadra e tij fitoi me fat sot.
“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë”, ka thënë Shkëmbi në “Art Sport”.
“Por të rëndësishme janë tri pikë morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”, shtoi trajneri shqiptar.
Ndërkaq, ndihmëstrajneri i Gjilanit, Alban Hyseni ka thëë se skuadra e tij do ta respektojë kampionatin deri në fund.
“Do ta respektojmë kampionatin deri në fund edhe pse jemi jashtë objektivave është një mundësi e mirë për t’i shikuar futbollistët që janë për vitin tjetër”, ka thënë Hyseni./FrontOnline/